Pse nuk mund ta lidh më Instagramin me llogarinë time në Tinder?
Meta po heq u mundësinë aplikacioneve të tjera si Tinder për t'u lidhur dhe për të shfaqur fotot e Instagramit.
Nga 14 nëntori 2024 deri më 4 dhjetor 2024, Tinder do ta heqë gradualisht veçorinë e Instagramit nga platforma jonë.
Kjo do të thotë që nuk do të jesh më në gjendje ta lidhësh Instagramin me profilin apo të shikosh fotot e Instagramit në profilet e njerëzve të tjerë.
A do të shfaqen ende fotot e mia të Instagramit në profil?
Jo, fotot e tua të Instagramit janë hequr, por çdo foto që ke ngarkuar direkt në Tinder është ende aty.
A mund ta ndaj emrin tim të përdoruesit të Instagramit në profil?
Për privatësinë dhe sigurinë e të gjithëve, emri i përdoruesit në media sociale nuk lejohet në profil, në zbatim të Udhëzimeve të komunitetit. Ne sugjerojmë gjithashtu të shmangësh çdo informacion personal, si numrin e telefonit ose emailin, për një përvojë më të sigurt.
Si mund të ndaj më shumë për veten time në Tinder pa Instagramin?
Ne e kuptojmë plotësisht—ndryshimi mund të jetë i ndërlikuar. Provo të përditësosh biografinë tënde, fotot, interesat, detajet e stilit të jetesës apo edhe të lidhësh Spotify— këto janë mënyra të shkëlqyera që të tjerët të të njohin. Mëso më shumë rreth përpunimit të profilit.
Çfarë ndodh me të dhënat e mia që lidhen me Instagramin?
Deri në janar 2025, Tinder do të heqë automatikisht nga llogaria të gjitha të dhënat që lidhen me Instagramin. Nuk nevojitet asnjë veprim—të dhënat e tua do të fshihen në mënyrë të sigurt.