Kam numër të ri telefoni
Nëse nuk mund të identifikohesh në llogari sepse numri i telefonit ka ndryshuar, përdor rikthimin e llogarisë për të rifituar lejehyrjen:
- Hap aplikacionin Tinder ose vizito Tinder.com
- Kliko Identifikohu
- Zgjidh Probleme me identifikimin?
- Vendos adresën e emailit, në mënyrë që ne të dërgojmë email me lidhjen e identifikimit
- Hap emailin dhe zgjidh Identifikohu
- Vendos dhe verifiko numrin e ri të telefonit
Që këtu e tutje, ti do të jesh në gjendje të identifikohesh në llogarinë Tinder duke përdorur numrin e ri!
Shënim: Rikthimi i llogarisë do të funksionojë vetëm nëse ke lejehyrje në adresën e emailit me të cilën je regjistruar. Për qëllime sigurie, nëse nuk mund të hysh në atë adresë emaili, ne nuk mund të ofrojmë lejehyrje në llogari.
Ekran i bardhë ose portokalli në hyrje
Kur hap aplikacionin Tinder për Android, nëse sheh një ekran bosh, të bardhë ose portokalli me logon e Tinder, të lutem fshije dhe riinstalo aplikacionin. Kjo do të sigurojë që je në versionin më të fundit të Tinder, me të gjitha rregullimet më të fundit të gabimeve.
Nëse kjo nuk funksionon, ndiq hapat e mëposhtëm për ta rregulluar këtë problem:
- Hap shfletuesin e internetit në pajisjen Android
- Vizito Tinder.com dhe kliko Identifikohu
- Zgjidh Probleme me identifikimin?
- Vendos adresën e emailit, në mënyrë që ne të të dërgojmë email me lidhjen për t'u identifikuar
- Hap emailin dhe kliko Identifikohu—kjo do të hapë aplikacionin Tinder
- Në aplikacion, verifiko numrin e telefonit për të përfunduar procesin e identifikimit
Pasi je identifikuar me sukses, duhet të jesh në gjendje ta përdorësh aplikacionin Tinder pa probleme.
Shoh kod ose mesazh gabimi
Këto këshilla për zgjidhjen e problemeve mund të ndihmojnë me problemet e përgjithshme të identifikimit:
- Kontrollo lidhjen e internetit ose provo të kalosh midis Wi-Fi dhe të dhënave celulare
- Fshij dhe riinstalo aplikacionin, në mënyrë që të përdorësh versionin më të fundit të Tinder
- Përdor Tinder.com për të shfletuar në faqen e internetit
Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na kontakto dhe na e përshkruaj çështjen në detaje, që të mund ta shqyrtojmë atë. Nëse ka ndonjë problem, ne duam ta dimë!