Sa herë që aplikacioni nuk i njeh menjëherë blerjet brenda aplikacionit, mund t'i rikthesh ato që të ruash qasjen në abonime dhe veçori të tjera premium.
Rikthimi i blerjes nuk do të kryejë transaksion të ri; ai do të rikryejë vetëm blerjet paraprake.
Çfarë lloj blerjesh mund të rikthej?
Abonimet dhe blerjet brenda aplikacionit që nuk konsumohen mund të rikthehen në çdo kohë.
Blerjet brenda aplikacionit nuk mund të rikthehen. Produktet e konsumueshme janë artikuj që janë menduar të përdoren një herë, si Super pëlqimet dhe Boosts.
Si ta rikthej blerjen time?
Nëse blerja lidhet me llogarinë në Apple ID ose në Google Play Store:
- Hap Tinder
- Kliko ikonën e profilit
- Kliko ikonën e cilësimeve
- Rrëshqit poshtë dhe zgjidh Rikthe blerjet
Nëse blerja është bërë në Tinder.com, PayPal ose me kartën e kreditit në Android:
- Hap Tinder.com në shfletues
- Kliko ikonën e profilit
- Rrëshqit poshtë te Menaxho llogarinë
- Vendos kodin "Token" të rikthimit që vjen në emailin e konfirmimit pas blerjes (fillon me "RT")