Nëse shkel Kushtet e përdorimit, Udhëzimet e Komunitetit apo Politikat, ne mund të ndërmarrim veprime në llogarinë tënde në Tinder. Në varësi të shkeljes, ne mund ta heqim profilin nga Tinder, të bëjmë një paralajmërim dhe/ose të heqim përmbajtje nga profili yt. Nëse beson se e kemi kryer një veprim gabimisht, ke mundësinë e apelimit në Qendrën e apelimit.
Shkeljet e apelueshme
Mund të hysh në Qendrën e apelimit duke përdorur të njëjtat të dhëna identifikimi si për llogarinë tënde në Tinder. Në Qendrën e apelimit, mund të shikosh përmbledhjen e të gjitha veprimeve që kualifikohen për apelim. Mund të klikosh Shiko detajet për të mësuar më shumë për shkelje specifike.
Nëse nuk shikon shkelje specifike që dëshiron ta apelosh ose nuk shikon opsionin e apelimit të shkeljes, kjo ndodh pasi shkelja nuk kualifikohet për apelim. Kjo mund të ndodhe për një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme:
- Veprimi është ndërmarrë para publikimit të Qendrës së Apelit. Vetëm veprimet e ndërmarra pasi je identifikuar në Qendrën e Apelimit mund të apelohen nëpërmjet saj.
- Lloji i shkeljes nuk mund të apelohet. Në këtë moment vetëm paralajmërimet, heqjet e përmbajtjeve dhe ndalimet mund të apelohen përmes Qendrës së apelimit.
- Ky veprim është ndërmarrë më shumë se 6 muaj më parë. Mund të apelosh vetëm 6 muaj pas ndërmarrjes së veprimit ndaj llogarisë tënde.
- Ti tashmë e ke apeluar këtë shkelje. Mund ta apelosh një shkelje vetëm një herë. Mund t'i gjesh të gjitha shkeljet që ke apeluar më parë në skedën "Apeluar" .
Si të apelosh
Për të apeluar, ndiq këto hapa:
- Në Qendrën e apelimit, gjej shkeljen që dëshiron të apelosh dhe zgjidhe.
- Kliko Fillo apelimin.
- Kliko Dërgo apelimin.
Nëse ka shumë shkelje për të cilat dëshiron të apelosh, sigurohu që të jenë përzgjedhur të gjitha kur të dorëzosh apelimin.
Pas apelimit
Pasi të apelosh shkeljen tënde, shkelja zhvendoset në skedën "Apeluar" dhe do të shikosh një etiketë "Në shqyrtim" pranë shkeljes. Kur të kemi shqyrtuar apelimin tënd, kjo etiketë do të përditësohet në Miratuar ose Refuzuar, në varësi të rezultatit të apelimit.
- Nëse etiketa tregon se apelimi yt është miratuar, do të thotë se shkelja që apelove është anuluar. Në varësi të shkeljes që apelove, ne ose kemi rivendosur llogarinë tënde ose kemi anuluar paralajmërimin dhe/ose rivendosëm përmbajtjen.
- Nëse etiketa tregon se apelimi yt është refuzuar, kjo do të thotë se shkelja që apelove është përforcuar. Në varësi të shkeljes që apelove, ne ose nuk do ta rivendosim llogarinë tënde ose nuk do të japim paralajmërimin dhe/ose nuk do ta rikthejmë përmbajtjen tënde.
Nëse shikon shkelje të re në Qendrën e apelimit, atëherë nënkuptojmë se gjatë shqyrtimit tonë, kemi zbuluar shkelje shtesë të kushteve të përdorimit ose të udhëzimeve në komunitet. Ti mund t'i apelosh shkeljet e reja përmes Qendrës së apelimit.
Nëse je duke kërkuar për sqarime në lidhje me ndonjë nga termat e përdorur në Qendrën e apelimit, të lutem, shiko artikullin e Qendrës së Ndihmës.