Dëshiron të shmangësh shikimin e dikujt në Tinder? Me "Blloko kontaktet", mund të bësh pikërisht këtë. Ndaj listën e kontakteve të pajisjes tënde me Tinder, zgjidh një kontakt që dëshiron ta bllokosh dhe ne do të bëjmë çmos për të parandaluar që të mos e shikoni njëri-tjetrin.
Ky artikull përfshin informacion mbi:
Zhbllokimin dhe shkëputjen e kontakteve
Si e përpunon Tinder listën e kontakteve
Shënime të rëndësishme për këtë veçori:
- Kontaktet e bllokuara nuk do të njoftohen që i ke bllokuar
- Bllokimi i dikujt nuk do të thotë se ai ka llogari Tinder
- Bllokimi i kontakteve nuk ndikon te përputhjet ose mesazhet ekzistuese
- Nëse informacioni i kontaktit që përdor për të bllokuar dikë nuk përputhet me informacionin që ai person ka përdorur për t'u regjistruar, ne nuk e ndalojmë dot që ju të shihni njëri - tjetrin
- Mund të ndalosh ndarjen e kontakteve me veçorinë "Blloko kontaktet" te cilësimet e Tinder
- Nëse nuk dëshiron të japësh lejehyrje te kontaktet, ne ofrojmë opsionin e hedhjes manuale të kontakteve
Bllokimi i kontaktit
Si mund t'i ndaj kontaktet e mia me Tinder për të bllokuar dikë?
Është e lehtë! Ndaj me Tinder listën e kontakteve nga pajisja jote dhe zgjidh kontaktet që dëshiron të bllokosh:
- Hap Tinder dhe kliko ikonën e profilit
- Shko te "Cilësimet"
- Rrëshqit poshtë dhe zgjidh "Blloko kontaktet"
- Jepi leje Tinder për të hyrë te kontaktet
- Në skedën "Kontaktet", zgjidh nga lista e kontakteve njerëzit që dëshiron të shmangësh
- Kliko "Blloko kontaktet"
Sa herë që e përdor veçorinë, ne do të marrim listën e kontakteve nga pajisja jote, në mënyrë që ti të zgjedhësh se kë dëshiron të bllokosh. Kur të largohesh nga veçoria, ne do të mbajmë vetëm informacionet e kontakteve për njerëzit që ke bllokuar (emri, emaili dhe/ose numri i telefonit).
A mund t'i shtoj manualisht kontaktet?
Po. Nëse preferon të mos ndash kontaktet e tua me Tinder, ose dëshiron të bllokosh dikë që nuk është i ruajtur në listën e kontakteve, mund t'i shtosh manualisht informacionet e kontaktit. Ja se si bëhet:
- Ndiq hapat 1 - 3 më lart
- Më pas, kliko mbi ikonën + në krye të ekranit
- Vendos informacionin e kontaktit të këtij personi dhe kliko "Mbaroi"
Zhbllokimi dhe shkëputja e kontakteve
Si mund të zhbllokoj dikë?
Për të zhbllokuar një kontakt në veçorinë "Blloko kontaktet", ndiq këto hapa:
- Hap Tinder dhe kliko ikonën e profilit
- Shko te "Cilësimet"
- Rrëshqit dhe zgjidh "Blloko kontaktet"
- Shko te skeda "Të bllokuarit"
- Kliko "Zhblloko" pranë çdo kontakti të bllokuar që dëshiron të zhbllokosh ose kliko ikonën e menysë në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidh "Zhblloko të gjithë".
Si mund ta ndaloj ndarjen e listës së kontakteve të pajisjes me Tinder?
Nëse dëshiron të çaktivizosh ndarjen ndërmjet kësaj veçorie dhe listës së kontakteve të pajisjes, ndiq udhëzimet e mëposhtme:
- Ndiq hapat 1 - 3 më lart
- Kliko ikonën e menusë në këndin e sipërm në të djathtë të ekranit
- Zgjidh "Shkëput listën e kontakteve"
Shkëputja e listës së kontakteve nuk do të ndryshojë listën aktuale të kontakteve të bllokuara. Për privatësi, ne do t'i mbajmë këto kontakte të bllokuara, derisa të na thuash t'i zhbllokojmë.
Si e përpunon Tinder listën e kontakteve?
Nëse zgjedh këtë veçori, ne përdorim listën e kontakteve në mënyrë që të mund të zgjedhësh shpejt dhe me lehtësi kontaktet që dëshiron të shmangësh në Tinder. Sa herë që viziton "Blloko kontaktet", ne do të marrim listën e kontakteve nga pajisja jote në mënyrë që ti të zgjedhësh se kë dëshiron të bllokosh. Kur të largohesh nga veçoria, ne do të mbajmë vetëm informacionet e kontaktit për personat që ke bllokuar (emri, emaili dhe/ose numri i telefonit). Ne do ta përdorim këtë informacion për të të ndihmuar që të mos shikosh kontaktet e bllokuara dhe që ata mos të të shohin (duke supozuar që ata kanë krijuar një llogari me të njëjtat informacione kontakti që ke ngarkuar).
Ne e kuptojmë se të dhënat e tua personale dhe privatësia janë të rëndësishme për ty dhe duam që ti të dish se ato janë të rëndësishme edhe për ne. Të lutem, referoju politikës së privatësisë për më shumë informacion rreth praktikave të privatësisë.