Verifikimi i moshës kërkohet për të pasur akses në funksione të tilla si mesazhet në rajonin tuaj. Mosha minimale për të përdorur Tinder është 18 vjeç. Nëse jeni përdorues i Tinder që ndodheni në Japoni, do t`ju kërkohet të verifikoni moshën dhe të provoni që e përmbushni këtë kërkesë në përputhje me ligjin vendas.
Aktualisht ofrojmë 2 metoda për verifikimin e moshës:
- Verifikim direkt përmes Tinder
- Verifikim përmes World ID (dhe/ose verifikimi Orb) përmes World App
Vini re: Për të dyja këto metoda kërkohet një ID e lëshuar nga qeveria. Për më shumë informacione në lidhje me kërkesat e World ID, ju lutemi vizitoni Qendrën e tyre të Ndihmës.
Përdorimi i ID-së suaj të lëshuar nga qeveria
Nëse zgjidhni këtë metodë, ju lutemi të ndiqni udhëzimet e dhëna në aplikacion ose në Tinder.com. Do t'ju kërkohet të paraqisni një ID të lëshuar nga qeveria.
Duhet të mbani parasysh disa gjëra kur kaloni nëpër procesin e verifikimit:
- Forma ID-je si karta e sigurimit ose karta mjekësore nuk do të pranohen.
- Për një ID të lëshuar në Japoni, sigurohuni që imazhi të mos ketë pjesë të fshehura, të prera, ose të jetë i paqartë*.
- Nëse është e aplikueshme, sigurohuni që ta përfshini të plotë faqen e dyfishtë me të 4 cepat dhe nënshkrimin*.
*Ju lutemi shihni mjetet vizuale më poshtë.
World ID (dhe/ose verifikimi Orb) përmes World App
World App ofron një opsion verifikimi në Android dhe iOS, i cili u ofron përdoruesve një tjetër mundësi për verifikimin e moshës duke ruajtur privatësinë, pa ndarë informacionet tuaja personale në internet. Për më shumë informacione rreth kësaj metode verifikimi, ju lutemi vizitoni këtë artikull.
Privatësia me verifikimin e moshës
Pasi të paraqisni ID-në tuaj, kjo do të përdoret vetëm për të verifikuar moshën tuaj. Për qëllime të sigurimit të cilësisë, ID-ja juaj ose informacioni në lidhje me ID-në tuaj (si lloji i ID-së që keni paraqitur) mund të ruhet deri në 90 ditë pas verifikimit të moshës. Pas kësaj periudhe kohore, vetëm rezultatet e verifikimit tuaj do të ruhen. Nëse e keni verifikuar me sukses që minimumi 18 vjeç, ne do ta mbajmë këtë të dhënë për t'ju lejuar të bisedoni me përputhjet tuaja.