Përdor veçorinë "Miq të përbashkët" për të zbuluar nëse ke kontakte të përbashkëta me njerëz të tjerë në Tinder.
Shënim: "Miq të përbashkët" disponohet në tregje të caktuara për përdoruesit Android dhe iOS.
Si funksionon?
Pasi importimit të kontakteve, do të shikosh nëse ti dhe dikush tjetër në Tinder keni kontakte të përbashkëta, si dhe nëse veçoria "Miq të përbashkët" është e aktivizuar nga personi tjetër, atëherë do të shikosh numrin e kontakteve të përbashkëta të shfaqur në profil. Nuk do të shikosh emrat e kontakteve të përbashkëta — vetëm numrin e tyre.
Për shembull:
- Nëse përdoruesi A ka personin B në listën e kontakteve të tij,
- dhe përdoruesi C gjithashtu ka personin B në listën e tyre të tij,
- Dhe personi B është i vetmi kontakt që përdoruesi A dhe përdoruesi C kanë të përbashkët.
- Atëherë: Kur përdoruesi A dhe përdoruesi C të shikojnë njëri-tjetrin në Tinder, do të vërejnë se kanë 1 kontakt të përbashkët. Por ata nuk do të shohin që kontakti i përbashkët është personi B.
Ki parasysh se mund të jesh ti personi B në këtë skenar. Nëse ndodh që të jesh kontakti i përbashkët për 2 përdorues në Tinder, mund të përfshihesh në numërimin e ndërsjellë, por përdoruesit nuk do ta shohin se ti je kontakti i përbashkët.
Nëse ka kontakte 'të ndërsjella që nuk dëshiron t'i shikosh apo nuk dëshiron të shikohesh nga të tjerët në Tinder, mund t'i Bllokosh kontaktet para se ta përdorësh këtë veçori.
Si mund t’i shoh "Miq të përbashkët"?
Nëse ke lejehyrje te "Miq të përbashkët", fillo duke:
- Hap aplikacionin Tinder
- Kliko mbi ikonën e profilit
- Shko te Cilësimet
- Lëviz për të gjetur Miq të përbashkët dhe kliko për ta aktivizuar
- Zgjidh nëse dëshiron të bllokosh ndonjë kontakt
- Përfundo konfigurimin duke importuar listën e kontakteve
A mund të shoh "Miq të përbashkët", por të shmang të numërohem si mik?
Nuk funksionon në këtë mënyrë — nëse 2 përdorues në Tinder të kanë në kontaktet e tyre dhe aktivizojnë veçorinë "Miq të përbashkët", mund të përfshihesh në numërimin e ndërsjellë. Ki parasysh që ata nuk e shikojnë emrin e kontaktit të përbashkët.
A mund të menaxhoj se cili nga kontaktet e mia ngarkohet?
Nëse ke dikë në listën e kontakteve që nuk dëshiron ta shtosh te "Miq të përbashkët", mund ta bllokosh atë kontakt para se të fillosh ta përdorësh këtë veçori. Ndiq hapat te "Si mund të shoh "Miq të përbashkët"?" më sipër për të filluar.
Çfarë ndodh nëse e çaktivizoj veçorinë "Miq të përbashkët"?
Duke çaktivizuar veçorinë "Miq të përbashkët" te cilësimet e llogarisë, nuk do të shikosh më kontakte të përbashkëta në profilet e personave të tjerë dhe çdo kontakt që ke importuar do të fshihet. Mund ta çaktivizosh veçorinë "Miq të përbashkët" te cilësimet e Tinder në çdo kohë.
Si i përdor Tinder të dhënat e kontakteve?
"Miq të përbashkët" është një veçori e Tinder që kërkon përdorimin e listës së kontakteve të pajisjes. Pasi të na kesh dhënë leje për të hyrë në listën e kontakteve, ne mbledhim informacionin e numrit të telefonit nga kontaktet e tua dhe e ruajmë atë në mënyrë të sigurt. Për kontaktet e importuara, ne kontrollojmë gjithashtu nëse ato kontakte janë përdorues të Tinder që janë regjistruar edhe në "Miq të përbashkët". Kjo na mundëson të shfaqim numrin total të kontakteve të përbashkëta midis teje dhe një përdoruesi tjetër që ka aktivizuar "Miq të përbashkët". Nëse kontakti yt i importuar nuk identifikohet si përdorues i Tinder, informacioni i tij menaxhohet siç përshkruhet më poshtë në "Informacion për kontaktet që nuk përdorin Tinder".
Si përdorues i Tinder, mund t’i kesh dhënë leje më parë Tinder për të hyrë në listën e kontakteve, si për shembull, kur përdor veçorinë "Blloko kontaktet". Nëse ke ndonjë pyetje se si Tinder i përdor këto të dhëna personale, të lutem, rishiko Politikën e Privatësisë.
Informacion për kontaktet që nuk përdorin Tinder:
Ne mund ta përpunojmë numrin e telefonit edhe nëse nuk je përdorues i Tinder, nëse një nga përdoruesit tanë ekzistues e ka numrin tënd të ruajtur në listën e tij të kontakteve dhe zgjedh ta ngarkojë atë listë kontaktesh në Tinder në lidhje me "Miq të përbashkët".
Kur një përdorues i Tinder ngarkon numrin tënd në Tinder, ne e transformojmë atë numër në një gjurmë (hash) kriptografike të palexueshme ose të pakthyeshme nga ne. Nuk marrim emrin e lidhur me atë numër nga pajisja e përdoruesit. Nuk e përdorim gjurmën kriptografike të ruajtur për asnjë qëllim tjetër përveçse për ta shfaqur atë numër në një numërim të numrave të ndërsjellë, si pjesë e "Miq të përbashkët".
Nëse nuk je përdorues i Tinder dhe nuk dëshiron që numri yt i telefonit të përdoret nga asnjë përdorues i Tinder si pjesë e veçorisë "Miq të përbashkët", mund të na kontaktosh, në mënyrë që numri yt të shtohet në një listë bllokimi.
Për më shumë informacion mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave të atyre që nuk janë përdorues në Tinder, vizito këtë artikull.