Nëse dëshironi të dini më shumë mbi një term të përdorur te Qendra e apelimit, më poshtë do të mund të gjeni një përmbledhje alfabetike të të gjithë termave dhe sqarimin e tyre.
Statusi i llogarisë - Statusi aktual i llogarisë, nëse është aktive (mund të përdoret pa kufizim) ose joaktive (për shkak se është, pezulluar, fshirë ose ju është ndaluar ta përdorni).
Veprimi i ndërmarrë - Një përshkrim i llojit të veprimit të ndërmarrë ndaj një llogarie pasi është gjetur një shkelje.
Aktive (Shkelje) - Llogaria është bërë subjekt i një mase, për shkak të një shkeljeje, dhe kjo mund të apelohet.
Apelim - Procesi me anë të të cilit një përdorues kërkon të shqyrtohet një shkeljeje e konfirmuar që ka ndikuar në llogarinë e tij/saj.
Apeluar (Shkelje) - Një masë ndaj një shkeljeje, që tashmë është apeluar. Kjo përfshin ato që janë nën shqyrtim ose ato që janë procesuar plotësisht.
Ndalim përdorimi - Veprimi i ndërmarrë ndaj një llogarie pas konfirmimit të një shkeljeje, si pasojë e të cilit përdoruesit i ndalohet të hyjë në llogari ose të krijojë llogari të reja. Ky profil hiqet nga platforma.
Heqja e përmbajtjes - Veprimi i ndërmarrë për të hequr përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesi në profilin e një përdoruesi, që konsiderohet se shkel Udhëzimet e komunitetit ose Kushtet e përdorimit të Tinder. Shënim: Heqja e përmbajtjes do të shoqërohet gjithmonë me një Paralajmërim.
Përshkrim - Detaje të mëtejshme rreth asaj që ndodhi që rezultoi në ndërmarrjen e veprimeve ndaj një shkeljeje.
Skaduar (Shkelje) - Llogaria është bërë subjekt i një mase, për shkak të një shkeljeje, dhe kjo nuk mund të apelohet më sepse veprimi është ndërmarrë më shumë se 6 muaj më parë.
Raportuar nga: Sisteme të Automatizuara - Rasti u zbulua duke përdorur mjete të automatizuara përpara se të ndërmerrej veprimi.
Raportuar nga: Raporti(et) - Rasti u zbulua nëpërmjet raportit(eve) të paraqitur(a) nga përdorues të tjerë ose palë të jashtme përpara se të ndërmerrej veprimi.
Raportuar nga: Shqyrtim i Iniciuar nga Tinder - Rasti u zbulua gjatë operimit normal të biznesit dhe u shqyrtua përpara se të ndërmerrej veprimi.
Përditësimi i Fundit - Data e ndryshimit të fundit ndaj një shkeljeje. Nëse shkelja është apeluar, por ende nuk është procesuar, do të jetë data kur është dorëzuar apelimi. Pasi të procesohet, do të jetë data kur ka përfunduar shqyrtimi i apelimit.
Rezultati - Rezultati pasi një apelim është procesuar.
Shqyrtuar nga: Sistemi i Automatizuar - Shkelja u shqyrtua nga mjete të automatizuara, pa përfshirjen e një moderatori njeri.
Pezullim - Veprimi i ndërmarrë në një llogari pas konfirmimit të një shkeljeje, që kufizon përkohësisht përdoruesin të hyjë në llogarinë e tij/saj. Gjatë kësaj periudhe përdoruesi nuk mund të hyjë në llogari nga platforma. Pasi përfundon koha e pezullimit, llogaria riaktivizohet automatikisht, përveçse nëse ndodhin shkelje të tjera.
Shkelje - Përmbajtje ose sjellje që nuk është në përputhje me Udhëzimet e komunitetit ose Kushtet e përdorimit të Tinder.
Lloji i shkeljes - Emri i politikës që është shkelur.
Paralajmërim - Veprimi i ndërmarrë pas konfirmimit të një shkeljeje që rezulton në njoftimin e përdoruesit për sjelljen. Vini re, paralajmërimet e shumëfishta për të njëjtin Lloj Shkeljeje mund të rezultojnë në pezullimin ose ndalimin e përdorimit të një llogarie. Edhe Heqjet e Përmbajtjes do të shoqërohen me paralajmërime.