Kur llogaria juaj është pezulluar nga Tinder, do të merrni një email dhe do të shikoni një njoftim nëse provoni të identifikoheni. Nëse llogaria juaj është pezulluar, do të mund të ktheheni në Tinder pas 6 muajsh.
Nëse jeni abonuar duke përdorur pajisjen tuaj iPhone ose Android, do t'ju duhet ta anuloni vetë abonimin tuaj. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.
Llogaritë pezullohen kur identifikojmë shkelje të Udhëzimeve të komunitetit ose të Kushteve të përdorimit. Nëse besoni se masa ndaj llogarisë suaj është e gabuar, mund të apeloni te Qendra e apelimit. Informacione shtesë mbi procesin e apelimit në Tinder mund të gjeni te Qendrën e ndihmës.