Ndaj vetveten më autentike
Në Tinder, i përkushtohemi krijimit dhe mbajtjes së një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë. Ne eksplorojmë vazhdimisht mënyra të reja për t'u siguruar që përvoja në platformën tonë të mos jetë vetëm pozitive, por edhe fuqizuese. Prioriteti i nismave që mbështesin vetë-shprehjen autentike është në thelb të asaj që ne bëjmë.
Pavarësisht se ku gjendesh në spektrin gjinor dhe seksual, ti je i mirëpritur këtu. Ne jemi duke punuar për zgjerimin e identiteteve gjinore dhe të opsioneve të orientimit seksual, duke të dhënë mundësinë e përshkrimit të vetes me saktësi dhe besim.
Shënim: Ne po testojmë përzgjedhjen e zgjeruar të opsioneve gjinore dhe të orientimeve seksuale në tregje të zgjedhura, ndaj dhe përvoja mund të ndryshojë në bazë të vendndodhjes.
Pse ka rëndësi kjo
Ne e kuptojmë se identitetet e përdoruesve tanë janë komplekse dhe të shumëanshme dhe është e rëndësishme që platforma jonë të ndihmojë në pasqyrimin e këtij diversiteti. Ndarja e gjinisë dhe orientimit seksual na ndihmon të mbështesim sigurinë, rehatinë dhe përfaqësimin gjithëpërfshirës. Gjithashtu, na ndihmon të mësojmë më shumë rreth teje dhe të rekomandojmë përputhje të mundshme që i përshtaten preferencave të tua.
Gjinia dhe orientimi seksual do të shfaqen në profil vetëm nëse vendos t'i ndash ato. Ne do të bëjmë çmos për t'i hequr ato automatikisht për përdoruesit LGBTQIA+ në vende ku identiteti dhe shprehjet e tyre kriminalizohen ose stigmatizohen.
Përditësimi i gjinisë ose orientimit seksual
Mund ta përditësosh gjininë ose orientimin seksual në çdo kohë duke ndjekur këto hapa:
- Hap Tinder
- Kliko ikonën e profilit
- Kliko ikonën e lapsit ose ndrysho profilin
- Shko poshtë te "Gjinia" ose "Orientimi seksual"
Përditësimet gjinore: Zgjidh "Burrë", "Grua" ose "Përtej binarit". Mund të disponohen opsione shtesë që të ndihmojnë më tej për ta identifikuar veten më mirë. Mund t'i vendosësh të gjitha përzgjedhjet gjinore me të cilat identifikohesh. Duhet të zgjedhësh të paktën një nga kategoritë kryesore.
Përditësimet e orientimit seksual: Mund të zgjedhësh çfarëdo që dëshiron për ta përshkruar orientimin seksual ose të mos e thuash fare - është e gjitha në dorën tënde! Kjo pjesë nuk është e nevojshme.
Shfaqja e gjinisë ose e orientimit seksual
Teksa modifikon profilin, ke fleksibilitetin për ta menaxhuar dukshmërinë e gjinisë dhe orientimit tënd seksual. Ti mund të zgjedhësh ta shfaqësh këtë informacion fiks poshtë emrit tënd, ta fshehësh plotësisht atë ose të shfaqësh vetëm aspekte të caktuara me të cilat ndihesh rehat. Për të parë se si duken zgjedhjet e tua, mund ta shikosh paraprakisht profilin direkt në ekranin "Modifko profilin". Për sigurinë tënde, preferencat e tua gjinore dhe të orientimit seksual do të "censurohen" në vende ku identiteti yt mund të penalizohet.
Pyetjet më të shpeshta
Pse "Përtej binarit" në vend të "Jobinar"?
Ne përdorim "Përtej binarit" për të përfaqësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse ata që nuk ndihen të lidhur me kategoritë tradicionale të "Burra" ose "Grua", duke përfshirë ata që identifikohen, ndër të tjera, si Gender Fluid, GNC, Interseks. Kjo terminologji respekton përvojat unike të të gjithëve në Tinder.
Po sikur të mos e shoh gjininë ose orientimin tim seksual në Tinder?
Lista jonë e identiteteve po evoluon vazhdimisht, falë kontributit të ekspertëve të përfshirjes dhe komenteve të përdoruesve si ti. Nëse gjinia ose orientimi yt seksual nuk është i renditur, të lutem përdor opsionin "Nuk renditet" për të na informuar. Përshtypjet e tua janë të rëndësishme për angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj gjithëpërfshirjes.
Shënim: Në varësi të vendndodhjes, aftësia për të raportuar një opsion të parenditur mund të mos jetë i disponueshëm.
A përdoret gjinia ime në mënyrën se si të tjerët më gjejnë në Tinder?
Po, mënyra se si e identifikon gjininë tënde në Tinder ndikon në mënyrën se si shfaqesh në kërkimet e të tjerëve. Ti gjithashtu mund të kontrollosh se kë shikon në Tinder duke përditësuar cilësimet e zbulimit. Kjo të jep kontroll se me kë lidhesh në Tinder.