Veçoria "Interesat" të lejon të zgjedhësh argëtimet e preferuara dhe t'i ndash ato në profil. "Interesat" është një mënyrë e shkëlqyer për t'u lidhur me përputhjet e mundshme dhe për të nisur bisedën.
Si t'i shtoj "Interesat" në profil?
- Hap Tinder dhe kliko ikonën e profilit
- Kliko ikonën e lapsit te fotoja e profilit
- Rrëshqit poshtë dhe zgjidh "Interesat"
- Zgjidh minimumi 3 interesa për t'i shtuar në profil
- Kliko Mbaroi për të ruajtur ndryshimet
Si mund të modifikoj një nga interesat e mia?
- Ndiq hapat 1 - 3 më lart
- Kliko "Interesat" e theksuara për t'i hequr nga profili dhe kliko "Interesat" gri për t'i shtuar në profil
- Kliko Mbaroi për të ruajtur ndryshimet
Si t'i heq të gjitha interesat nga profili im?
- Ndiq hapat 1 - 3 më lart
- Kliko të gjitha "Interesat" e theksuara për t'i çzgjedhur
- Kliko Mbaroi
- Konfirmo që dëshiron t'i heqësh të gjitha "Interesat" nga profili
Si mund ta ndryshoj rendin e shfaqjes së interesave në profil?
Interesat shfaqen sipas renditjes që ke zgjedhur te cilësimet e profilit. Për të ndryshuar rendin:
- Ndiq hapat 1 - 3 më lart
- Çzgjidh të gjitha interesat
- Rizgjidh sërish interesat e tua sipas radhës që dëshiron të shfaqen.
Interesi i parë që zgjedh do të jetë interesi i parë që do të shfaqet në profil.
A mund ta shikoj paraprakisht se si duken "Interesat" në profil?
- Hap Tinder dhe kliko ikonën e profilit
- Kliko ikonën e lapsit te fotoja e profilit
- Zgjidh skedën Pamje paraprake
Pse shoh njerëz me interesa që nuk janë të disponueshëm për t'u shtuar në profilin tim?
Interesat mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodhesh. Kjo do të thotë se mund të shikosh profile me interesa që aktualisht nuk janë të disponueshme për t'i zgjedhur për profilin tënd.