Çfarë është përzgjedhësi i fotove?
Përzgjedhësi i fotove është një mjet i disponueshëm në pajisje që ndihmon të identifikojë fotot në listën e albumeve të fotove që mund të shërbejnë si foto profili. Përdor inteligjencën artificiale për të gjetur shpejt foto profili duke bërë foto të vetes ose duke përdorur foto ekzistuese dhe duke lejuar përzgjedhësin e fotove të bëjë pjesën tjetër. Ky mjet do të jetë i disponueshëm për ty gjatë regjistrimit dhe në çdo kohë kur të shtosh foto profili.
Si funksionon përzgjedhësi i fotove?
Së pari, do të duhet të gjenerosh të dhënat biometrike që do të përdoren për të gjetur fotot në pajisje. Do të kesh dy zgjedhje —ose mund të përdorësh një foto profili me fytyrën tënde në të, ose mund të bësh një foto të vetes.
Së dyti, veçoria zgjedh foto nga lista e albumeve të fotove që mund të shërbejnë si foto profili. Përzgjedhja bazohet në tek ato elemente, të cilat kemi mësuar, se krijojnë foto të mira profili siç janë ndriçimi, kompozimi dhe më shumë. Po ashtu, veçoria filtron fotot në grup ose fotot që duket se shkelin Kushtet e përdorimit dhe Udhëzimet e Komunitetit.
Së fundi, ti do të zgjedhësh se cilën nga fotot e paraqitura do të ngarkosh në profil. Ki parasysh, se edhe pse ky mjet ka për qëllim të ndihmojë, ti je në fund të fundit përgjegjës për atë që zgjedh të ngarkosh, duke përfshirë zbatimin e Kushteve të përdorimit dhe të Udhëzimeve në Komunitet nga fotot që ti zgjedh të ngarkosh, si dhe përputhshmërinë e tyre me çdo ligj lokal që mund të zbatohet për përdorimin e mjetit të përzgjedhësit të fotove.
Gjithashtu, që ky hap i parë të funksionojë, ki parasysh se do të duhet të lejosh lejehyrje të plotë ose të pjesshme tek albumet e fotove dhe lejehyrje në kamera. Mund t'i rregullosh gjithmonë cilësimet për të rregulluar nivelin e lejehyrjes ose ta heqësh fare pasi të kesh mbaruar.
Si i përdor të dhënat përzgjedhësi i fotove?
Këtu është pjesa më e mirë. Veçoria "Përzgjedhësi i fotove" funksionon tërësisht në pajisje dhe ti e ke në kontroll në çdo kohë. Shiko më poshtë për detaje se si përdoren të dhënat në çdo hap të procesit:
- Sugjerimi i një fotoje profili: Përzgjedhësi i fotove nuk përdor të dhëna biometrike për të sugjeruar një foto profili që ti ta përdorësh për këtë veçori. Në vend të kësaj, Tinder përdor një mjet për ruajtjen e privatësisë për të zbuluar se cila nga fotot e profilit ka një skicë të një fytyre, pa gjeneruar asnjë të dhënë biometrike ose pa mbledhur detaje rreth veçorive të fytyrës tënde. Ky proces ndodh tërësisht në pajisjen tënde dhe Tinder nuk merr asnjë informacion se cilat foto të profilit kanë fytyrë të evidentuar në to.
- Gjenerimi dhe përdorimi i biometrisë tënde: Biometrikët krijohen ose nga fotoja e profilit ose nga videoja e vetes dhe më pas krahasohen me fotot në listën e albumeve të fotove. Tinder nuk mbledh, ruan, hyn apo merr në ndonjë mënyrë tjetër asnjë të dhënë biometrike të krijuar nga videoja jote e vetes, fotoja e profilit apo fotot në listën e albumeve të fotove. Në vend të kësaj, gjithçka ndodh tërësisht në pajisjen tënde dhe të gjitha të dhënat biometrike të përdorura si pjesë e kësaj veçorie fshihen nga pajisja sapo të dalësh nga veçoria.
- Skanimi i fotove: Tinder nuk mbledh apo hyn tek asnjë foto nga albumi yt i fotove dhe procesi i skanimit dhe sugjerimit të fotove të caktuara ndodh tërësisht në pajisjen tënde. Tinder mbledh vetëm fotot që ti zgjedh t'i ngarkosh në profil.
Pse nuk shoh fotot e mia me miqtë e mi në rekomandime?
Përzgjedhësi i fotove është krijuar për të përjashtuar fotot në grup. Ne kërkojmë që ta përdorësh këtë veçori vetëm për të gjetur fotot e tua.
Po sikur të mos më pëlqejnë fotot që më prezantohen?
Nëse ndodh që "Përzgjedhësi i fotove" paraqet foto që ti mendon se nuk janë më të mirat e tua, të lutem, ndaj komentet e tua me ne në formularin e kontaktit. Komentet luajnë rol vendimtar për të na ndihmuar të përmirësojmë veçorinë.
Ku disponohet përzgjedhësi i fotove?
Përzgjedhësi i fotove disponohet për përdoruesit e Android dhe iOS globalisht.