Vini re: Përdoruesit në disa rajone mund të shohin një variant të këtij funksionaliteti (Gjetja e tiparit tuaj më të mirë). Nëse ju shfaqet ky funksionalitet dhe kërkoni më shumë informacion, ju lutemi të lexoni këtë artikull.
Çfarë është përzgjedhësi i fotove?
Përzgjedhësi i fotove është një mjet i disponueshëm në pajisje që ndihmon të identifikojë se cilat fotot në albumin tuaj të fotove mund të shërbejnë si foto profili. Përdorni inteligjencën artificiale për të gjetur fotot tuaja të profilit më shpejt se kur bëni foto të vetes ose kur përdorni foto ekzistuese, dhe lejoni përzgjedhësin e fotove të bëjë pjesën tjetër. Ky mjet do të jetë i disponueshëm për ju gjatë regjistrimit dhe në çdo kohë kur të shtoni foto profili.
Si funksionon përzgjedhësi i fotove?
Së pari, do të duhet të gjeneroni të dhënat biometrike që përdoren për të gjetur fotot tuaja në pajisjen tuaj. Do të keni dy zgjedhje — ju mund të përdorni një foto profili ku është fytyra juaj ose të bëni një foto të vetes.
Së dyti, funksionaliteti përzgjedh foto nga albumi juaj i fotove që mund të shërbejnë si foto profili. Kjo përzgjedhje bazohet në atë që kemi mësuar se çfarë e bën një foto profili të mirë, si ndriçimi, kompozimi dhe të tjera. Funksionaliteti përjashton gjithashtu fotot në grup ose fotot që duket se shkelin Kushtet tona të përdorimit dhe Udhëzimet e komunitetit.
Së fundi, do të zgjidhni se cilat nga fotot e paraqitura do të ngarkoni në profilin tuaj. Kini parasysh se ndonëse ky mjet synon t`ju ndihmojë, ju jeni i vetmi përgjegjës për atë që zgjidhni të ngarkoni, përfshirë edhe faktin që fotot që vendosni të ngarkoni të jenë në përputhje me Kushtet tona të përdorimit dhe Udhëzimet e komunitetit, si dhe me çdo ligj vendor që mund të zbatohet për përdorimin tuaj të mjetit Përzgjedhësi i fotove.
Gjithashtu, kini parasysh se do të duhet të lejoni qasje të plotë ose të pjesshme në albumin tuaj të fotove dhe qasje në kamerën tuaj që ky hap i parë të funksionojë. Mund t'i rregulloni gjithmonë Cilësimet për të ndryshuar nivelin e aksesit ose ta hiqni fare pasi të keni mbaruar.
Si i përdor të dhënat përzgjedhësi i fotove?
Këtu është pjesa më e mirë. Veçoria "Përzgjedhësi i fotove" funksionon tërësisht në pajisje dhe ti e ke në kontroll në çdo kohë. Shiko më poshtë për detaje se si përdoren të dhënat në çdo hap të procesit:
- Sugjerimi i një fotoje profili: Përzgjedhësi i fotove nuk përdor të dhëna biometrike për të sugjeruar një foto profili që ju ta përdorni. Në vend të kësaj, Tinder përdor një mjet për ruajtjen e privatësisë për të zbuluar se cila nga fotot e profilit ka një skicë të një fytyre, pa gjeneruar asnjë të dhënë biometrike ose pa mbledhur detaje rreth veçorive të fytyrës suaj. Ky proces ndodh tërësisht në pajisjen tuaj dhe Tinder nuk merr asnjë informacion se cilat foto të profilit kanë fytyrë të evidentuar në to.
- Gjenerimi dhe përdorimi i të dhënave tuaja biometrike: Të dhënat biometrike gjenerohen ose nga fotoja e profilit tuaj ose nga videoja e vetes suaj dhe më pas krahasohen me fotot në albumin e fotove tuaja në pajisje. Tinder nuk mbledh, ruan, akseson apo në ndonjë mënyrë tjetër merr të dhëna biometrike të gjeneruara nga videoja e vetes suaj, fotoja e profilit apo fotot në albumin e fotove. Në vend të kësaj, gjithçka zhvillohet tërësisht brenda pajisjes dhe të gjitha të dhënat biometrike të përdorura si pjesë e kësaj veçorie fshihen nga pajisja sapo të dilni nga funksioni.
- Skanimi i fotove: Tinder nuk mbledh dhe nuk ka qasje në asnjë foto nga albumi juaj i fotove dhe procesi i skanimit dhe sugjerimit të fotove të caktuara ndodh tërësisht në pajisjen tuaj. Tinder mbledh vetëm fotot që ju zgjidhni ti ngarkoni në profilin tuaj.
Pse nuk shoh fotot e mia me miqtë e mi në rekomandime?
Përzgjedhësi i fotove është krijuar për të përjashtuar fotot në grup. Ne kërkojmë që ta përdorni këtë veçori vetëm për të gjetur fotot tuaja.
Po sikur të mos më pëlqejnë fotot që më prezantohen?
Nëse ndodh që "Përzgjedhësi i fotove" paraqet foto që ju mendoni se nuk janë më të mirat, ju lutemi t`i ndani komentet tuaja me ne në formularin e kontaktit. Komentet tuaja luajnë rol vendimtar për të na ndihmuar të përmirësojmë veçorinë.
Ku është i disponueshëm Përzgjedhësi i fotove?
Përzgjedhësi i fotove disponohet për përdoruesit e Android dhe iOS globalisht.